CFARE NUK DINE BEQARET PER MARTESEN

CFARE NUK DINE BEQARET PER MARTESEN

SHARE

Nuk eshte e gjitha diell dhe ylber sepse…

…shume shpesh shoqet e tua beqare te shmangin. nuk bejne ftesa qofte edhe per kafe apo nje pije jashte pasi…ti je me burrin! Nuk e dine qe edhe ne martese  mund te behen aktivitete sociale, pa qene domosdoshmerisht ne shoqerine e partnerit.

…fillojne e te ngaterrohen shpenzimet. Edhe nese zgjedh ne cift qe te kontribuosh per shpenzimet familjare dhe te mbash llogari bankare me vete, shpenzimet te ngaterrohen dhe ndonjehere nuk e kupton ku shkuan parate.

…dobesite e seicilit dhe veset nuk zhduken. Kur je i dashuruar dhe nuk bashkejeton, ke me pak mundesi te shohesh probleme tek partneri. Pas marteses ato dalin njera pas tjetres dhe duhet te mesohesh me to. ne fund te fundit edhe martesa eshte nje proces njohjeje.

…te mungojne pushimet me familjen. Ne fakt, sado te bukura te jene pushimet me bashkeshortin, kur behet fjale per pushimet me mamin dhe babin e motren/vellane te mungojne shume. jane krejt te ndryshme, ndaj dhe do ishte mire te kishte dy pale pushime ne vit, nje pale me burrin e tjetra me mamin e babin.

…sakrifice dhe lufte. E tille eshte martesa. Te dy ne cift perpiqen shume. Kur femra eshte shtatzane nje peshe e madhe i kalon bashkeshortit dhe idealja eshte qe edhe rritja e femijeve te ndahet mes te dyve, sidomos nete pa gjume.

…por ne fund te dites…martesa eshte e mrekullueshme. Njiheni mire veten tuaj dhe pastaj merrni hapin e madh per te njohur mire nje njeri tjeter. martesa eshte nje tjeter kapitull ne jete, me i rendesishmi kur foleja jote shtohet edhe me te tjere. Gjithsesi mbetet si cdo kapitull tjeter i jetes, me uljet dhe ngritjet e veta.