CFARE NDODH KUR SHTRYDHNI NJE PUCER NE FYTYRE

CFARE NDODH KUR SHTRYDHNI NJE PUCER NE FYTYRE

SHARE

Pikat dhjamore, pikat e bardha, pikat e zeza apo fryrjet e skuqura jane shenjat e padeshiruara te akneve. Eshte nje koncept i gabuar qe aknet i perkasin vetem adoleshences. Nga ana tjeter, fale ketij koncepti, askush nuk i do aknet ne fytyre.  Por cfare ndodh kur tentojme t’i shtrydhim te gjitha keto qe permendem me siper?

Ka tre rreziqe kryesore:

Mbiprodhim i yndyres, keqvendosje e lekures se vdekur ne poret dhe mbivendosja e bakterieve. Lekura eshte e mbuluar nga pore qe lene djersen, qimen dhe yndyren te dale permes tyre. Kur keto pore mbyllen atehere na krijohen pikat e bardha, pikat e zeza, nodujt nen lekure dhe cistet.

Hormonet jane te parat qe akuzohen per problemet me lekuren edhe pse nivelet e tyre pas te mesit te 20ave nisin te stabilizohen. Ata qe jane “mallkuar” me gjene te keqija do te vazhdojne te kene probleme me aknet. per shume te tjere thjesht scrubi dhe pastrimi i fytyres nuk do te mjaftoje, por do tu duhen protokolle trajtimi.

Shtrydhja e pucrave dhe zvogelimi i pamjes se tyre mund te duket nje zgjedhje e mire estetikisht, por ben te kundertetn. Nxjerrja e yndyres se pucrres e acaron lekuren dhe nxit shtimin e bakterieve qe ndodhen aty. Yndyra e tepert, qelizat e vdekura dhe bakteriet, pas shtrydhjes futen me thelle ne por dhe shkaktojne infektim te tij.

Nqs do lihet pa ngacmuar permbajtja, atehere mund te vetepstrohet apo te shpertheje vete gjate larjes. Ne rastet e pucrrave te medha apo te cisteve duhet kerkuar ndihma e nje dermatologu. Prekja vete e pucrrave me permasa te medha, ka shume te ngjare qe te lere shenje ne fytyre.

Edhe presioni qe ushtrojme mbi nje prej ketyre elementeve do te beje qe gjysma e permbajtjes te dale jashte, ndersa gjysma tjeter te kthehet nen lekure duke shtyre yndyren ne rruget qe lidhin poret me njeri tjetrin.

Nqs aknet lihen te ndjekin rrugen e tyre, atehere pucrra do te kete jete me te shkurter dhe shenja qe do te lere pas nuk do jete e kuqe e erret, por nje roze e lehte qe do te ike gjithashtu shume shpejt.

Nqs pucrrat qe u dalin, nuk jane thjesht nje e dy qe dalin para ciklit menstrual e ikin bashke me te, atehere duhet te drejtoheni tek nje dermatolog.