CFARE JANE LYTHAT GJENITALE (KONDILOMAT)

CFARE JANE LYTHAT GJENITALE (KONDILOMAT)

SHARE

Lythat gjenitale (kondilomat) shkaktohen nga nje virus i quajtur Human Papilloma Virus (HPV) i cili eshte nje infeksion seksualisht i transmetueshem.

  • Vetem disa lloje HPV shkaktojne lythat gjenitale.
  • Ekzistojne disa lloje te tjera te virusit te HPV te cilat nuk shkaktojne lytha por mund te shkaktojne demtime ne qelizat e qafes se mitres (cerviks), kanalin anal, penis, vulve. Infeksioni i qafes se mitres perben nje gjendje prekanceroze e cila, ne rast se nuk trajtohet mund te coje ne kancer.
  • Eshte e mundur ti kesh te dy tipet e viruseve dhe demtimeve ne te njejten kohe.

Si merren lythat gjenitale?

  • Tipi i HPV i cili shkakton lythat gjenitale merret permes kontaktit direkt lekure me lekure gjate seksit vaginal, anal, ose oral me dike i cili e ka infeksionin.
  • Tipet qe shkaktojne lythe gjenitale zakonisht jane te ndryshme nga ato qe shkaktojne lythe ne zona te tjera te trupit si psh ne duar. Zakonisht nuk merren lythat gjenitale duke prekur lythat e zonave te tjera te trupit.
  • Lythat mund te shfaqen brenda disa javesh pas seksit me dike qe ka virusin e HPV qe shkakton lytha ose mund te duhen disa muaj ose vite qe te shfaqen. Shpesh edhe pse virusi mund te jete ne lekure, lythat mund te mos shfaqen kurre.
  • HPV ka me shume mundesi te transmetohet kur lythat jane te dukshme por virusi mund te transmetohet edhe kur lythat nuk jane prezente. Kjo e ben te veshtire percaktimin se kur apo nga kush e more virusin.
  • Nese merr vaksinen e HPV perpara se te fillosh jeten seksuale mund te parandalosh marrjen e virusit dhe te ulesh rriskun e shfaqjes se lythave.
  • Edhe ne rast se ke patur lytha gjenitale me pare, ti mund te marresh virusin prap dhe te zhvillosh lytha perseri.

Cilat jane simptomat e lythave gjenitale?

  • Shenja me e zakonshme tek meshkujt dhe femrat jane prania e lythave ne zonen gjenitale.
  • Lythat gjenitale shfaqen si rritje ose gunga te ngritura te cilat mund te jene te vetme ose te shumta ne numer, te vogla ose te medha. Ndonjehere ato jane te sheshta se sa te ngritura, kane tendence te kene ngjyre mishi ose te bardha ne pamje.
  • Lythat rralle shkaktojne kruarje, djegie, gjakosje ose dhimbje.

A kam nevoje per ndonje test?

  • Nese mendon se ke rene ne kontakt me lythat gjenitale, ose infeksione te tjera ose ke simptoma te cilat mund te jene lytha gjenitale duhet te vizitohesh tek mjeku specialist gjinekolog, infeksionist dhe dermatolog per nje kontroll.
  • Ndonjehere lythat jane te veshtira per tu pare. Gjithashtu mund te jete e veshtire te dallosh diferencen mes lythave dhe ngritjeve normale te lekures ne zonen genitale. Mjeku do te shohe me nga afer dhe do perdore xhama zmadhues per te gjetur lythat e vogla.
  • Nese ke lytha gjenitale duhet te testohesh edhe per semundje te tjera seksualisht te transmetueshme si HIV, sifiliz, klamidia, gonorre pasi mund te kesh me shume se nje infeksion ne te njejten kohe.

Cili eshte trajtimi per lythat gjenitale?

  • Nje system imunitar i shendetshem eshte ne gjendje te pastroje organizmin nga virusi ose ta mbaje te frenuar ate me kalimin e kohes duke cuar ne nje kurim afatgjate te lythave.
  • Ekzistojne trajtime te ndryshme te disponueshme per lythat gjenitale
  • Qellimi i gjithe trajtimeve eshte te eleminoje lythat gjenital si dhe simptomat e tjera Asnje nga trajtimet nuk e pastron trupin nga virusi. Asnje trajtim nuk eshte me i miri per te gjitha rastet. Te gjitha trajtimet mund te shkaktojne reaksione lokale te lekures si kruarje, djegie, erozione, dhimbje.
  • Disa trajtime behen ne klinike ose zyren e mjekut ndersa disa te tjera jane pomade ose solucione te cilat mund te perdoren ne shtepi per disa jave.
  • Rreth 1/3 e lythave gjenitale shfaqen pas trajimit.

Trajtimi klinik (Ky trajtim duhet te behet nga mjeku ose infermierja dhe ka avantazhin qe i heq lythat me shpejt)

  • Krioterapi (ngrirje me azot te lengshem)
  • Acidi tricloracetik eshte nje lende kimike tjeter qe aplikohet te lythat.
  • Elektrokirurgjia / heqje me gershere / kyretazh / lazer

Trajtimi  ne shtepi (asnje nga keto nuk perdoret ne rast se ekziston mundesia te jesh shtatzene)

  • Podofillotoksine krem ose solucion. Ky eshte nje trajtim per lythat gjenitale te jashtem qe mund te aplikohet vete dhe duhet te perdoret per 6 jave.
  • Imiquimod krem. Edhe ky eshte nje krem qe aplikohet vete dhe mund te jete e nevojshme te perdoret per deri ne 16 jave.

A duhet te bej seks ne rast se kam lytha gjenitale?

  • Do ishte me mire te testohesh edhe per infeksione te tjera seksualisht te transmetueshme dhe nderkohe qe ke lytha te perdoresh prezervativ gjate seksit pasi kjo mund te pershpejtoje kohen e pastrimit te organizmit nga virusi.
  • Nese ben seks me nje partner te ri perdorimi i prezervativit mund te ule rrezikun e transmetimit por jo

Cilat jane komplikacionet e mundshme te lythave gjenitale?

  • Lythat gjenitale nuk shkaktojne probleme shendetesore afatgjata.
  • Lythat gjenitale nuk prekin fertilitetin.
  • Disa njerez mund te jene anksioze pasi prania e lythave mund te ndikoje ne jeten e tyre seksuale.

Lythat gjenitale dhe shtatezania

  • Per shkak te ndryshimeve hormonale te trupit gjate shtatezanise lythat mund te rriten ne numer dhe permasa. Ato perhere zvogelohen dhe zhduken pasi femija lind.
  • Shumica e femijeve te nenave me lytha gjenitale lindin te shendetshem.
  • Shume rralle femijet e ekspozuar me HPV qe shkaktojne lytha gjate lindjes mund te zhvillojne lytha ne fyt ose ne zonen gjenitale. Kjo ndodh aq rralle sa nuk eshte e nevojshme planifikimi i lindjes me operacion (seksio Caesariane) vetem ne rast se lythat bllokojne kanalin e lindjes.

A duhet t’ja tregoj partnerit tim?

  • Nese ke lytha gjenitale eshte e rekomandueshme qe partneri aktual apo cdo partner tjeter qe ke patur gjate 6 muajve te fundit te kontrollohen per lytha gjenitale dhe ti jepen informacione lidhur me infeksionet seksualisht te transmetueshme dhe parandalimin e tyre.

Pikat kryesore

  • Lythat jane rritje te lekures te shkaktuara nga HPV.
  • Lythat gjenitale jane seksualisht te transmetueshme
  • HPV kalon nga nje person tek tjetri gjate seksit.
  • Njerezit mund te jene bartes te HPV por jo gjithmone kane lytha te dukshme
  • Mund te ulesh rriskun e marjes se HPV duke perdorur PERHERE prezervativin gjate seksit