CFARE ISHTE REVOLUCIONI SEKSUAL NE VITET 60te

CFARE ISHTE REVOLUCIONI SEKSUAL NE VITET 60te

SHARE

 

Hapin e pare madhor ne Revolucionin seksual e hodhi Psikanalisti Frojd. Ishte ai qe hapi “deren e dhomes se gjumit” dhe ne vitet qe pasuan, pasi kjo dere u jap, ndryshoi edhe vete kocepti per “dhomen e gjumit”. Gjate gjithe Shekullit te 20te, seksualiteti qendroi gati rregullisht ne qender te debatit publik. 100 vite me pare, vetem ideja e diskutimit publik mbi seksualitetin ishte e paimagjinueshme.

Per shume te tjere ne fakt, revolucioni seksual ne vitet 60te, duket me shume si nje clirim komik se sa nje frymezim politik.  Gjate gjithe viteve 60te dhe atyre 70te kombinimi i protestave te studenteve, levizjeve kulturore dhe sidomos dhenia e kontraceptiveve, bene ndryshimet. Ato shkaterruan cdo koncept te deriat’hershem .

Por cfare ndodhi ne Revolucionin Seksual te viteve 60te?

  1. Per here te pare u pranuan publikisht dhe gjeresisht mundesite e femres per te pasur marredhenie seksuale jashte martesore.
  2. Levizja seksuale u perfshi ne levizjen per Paqe dhe u be boshti kryesor i saj: “make Love, not War!”
  3. Filloi angazhimi ne levizjen politike i homoseksualeve “gay dhe lesbike”.
  4. Ndryshuan marredheniet midis burrave dhe grave. Grate filluan levizjet e tyre liberale.
  5. U thye kufiri i ngurte midis privatesise se familjes dhe orientimit publik.
  6. Filluan reformat ne rregullimin mjeksor dhe ligjor te seksualitetit.
  7. Filloi perdorimi i pilulave kontraceptive si nje forme e kontrollit te shtatzanive te padeshiruara. Brenda 5 vjeteve, 6 milione gra amerikane merrnin pilulen.
  8. Dalja e pilules kontraceptive, beri qe te shtoheshin marredheniet seksuale paramartesore.
  9. Ne vitet 60te cdo familje kishte mesatarisht 4 femije dhe gruaja rrinte ne shtepi per t’i rritur. Ne vitet 2000 cdo familje ka mesatarisht 2 femije, nje ne dy familje jane te divorcuara.
  10. Levizjet ne kete periudhe i hapen rruge betejes per legalizimin e abortit, qe ende sot e kesaj dite vazhdon.
  11. U zbuten censurimet qe i beheshin industrise se pornografise.