CFARE ESHTE SIFILIZI

CFARE ESHTE SIFILIZI

SHARE

U duket nje semundje e te shkuares? E keni gabim; shifrat ne Shqiperi jane gjithmone e me shume ne rritje!

Cfare eshte sifilizi?

  • Sifilizi eshte nje infeksion seksualisht i transmetueshem (IST). Shkaktohet nga nje bakter i quajtur Treponema pallidum.

Si mund te marresh sifilizin?

  • Mund te marresh sifilizin kur ben seks me dike qe e ka infeksionin. Ky mund te jete seks vaginal, seks oral ose seks anal.
  • Infeksioni eshte me i zakonshem tek te rinjte, meshkujt qe bejne seks me meshkujt, personat te cilet i ndryshojne partneret seksuale shume shpesh dhe persona te cilet nuk perdorin prezervativ gjate seksit.
  • Edhe nese e ke patur me pare sifilizin mund ta rimaresh serish.

Cilat jane simptomat e sifilizit?

  • Shenjat dhe simptomat jane te njejta si per meshkujt edhe per femrat. Infeksioni kalon ne 4 faza.
  1. Sifilizi primar

Nje ulcer (shanker) shfaqet ne vendin e infeksionit nga bakteri zakonisht 2-3  jave pas kontaktit seksual me nje person te infektuar, por mund te shfaqet ne cdo kohe deri ne 3 muaj me vone. Zakonisht eshte vetem nje ulcer e cila eshte e padhimbshme dhe e vendosur zakonisht ne penis te meshkujt dhe ne vulve ose vagine te femrat ose ne anus. Ne varesi te vendndodhjes se ulceres, ti mund te mos e shikosh apo vesh re ate.  Ulcera mund te doje deri ne 6 jave per tu sheruar dhe eshte shume infektuese te partneri seksual.

Ne ndonje rast mund te jene disa ulcera, mund te jene te dhimbshme ose ne vende si goja dhe buzet.

2.Sifilizi sekondar

Sifilizi sekondar zhvillohet 3-6 jave pas shfaqjes se ulceres ne rast se nuk merr trajtim. Kjo eshte e shkaktuar nga perhapja e bakterit permes rrymes se gjakut. Mund te vesh re pucrra apo njolla ne lekure zakonisht ne pellembet e duarve ose ne shputat e kembeve, gunga ne zonen genitale, pllaka te bardha ne goje, gjendra te zmadhuara ose me pak e zakonshme eshte renia e flokeve zona-zona, shurdhim, problem me syte, prekje te melcise, veshkes ose trurit. Sifilizi sekondar eshte shume infektues te partneri seksual.

Pa trajtim pucrrat dhe simptomat e tjera te sifilizit sekondar zakonisht zhduken pas disa javesh. Megjithate simptomat mund “te vine dhe te ikin” deri ne dy vjet.

3.Sifilizi latent (i fshehur)

Pasi jane zhdukur shenjat e sifilizit sekondar mund te jesh pa simptoma per disa vite por infeksioni mund te gjendet permes analizave te gjakut.

4.Sifilizi terciar

Afersisht 1 ne 10 persona me sifiliz te patrajtuar mund te zhvillojne demtime serioze te sistemit nervor, trurit,  kockave, zemres. Kjo mund te ndodhe pas shume vitesh.

A kam nevoje per ndonje test?

  • Po, nese ke ulcer qe mund te jete shkaktuar nga sifilizi eshte e mundur te merret material nga ulcera per te vene diagnozen. Do te jete e nevojshme te merret edhe nje analize gjaku e cila do te cohet ne laborator ku do te testohet per antitrupa kunder bakterit qe shkakton sifilizin. Per disa persona sifilizi nuk do te shfaqet ne analiza menjehere prandaj mund te jete e nevojshme te perseritet.
  • Nese mendon qe mund te kesh rene ne kontak me sifilizin ose ke simptoma qe mund te jene te sifilizit duhet te shkosh tek mjeku infeksionist, dermatolog dhe gjinekolog.
  • Nese ke sifiliz duhet te testohesh edhe per infeksione te tjera seksualisht te transmetueshme pasi mund te kesh me shume se nje infeksion ne te njejten kohe. Duhet te testohesh per HIV.

Cili eshte trajtimi i sifilizit

  • Eshte e rendesishme qe te marresh trajtim per sifilizin sa me pare te jete e mundur pasi infeksioni mund te shkaktoje komplikacione dhe probleme te renda shendetsore nese lihet i patrajtuar.