CFARE ESHTE GONORREA

CFARE ESHTE GONORREA

SHARE

Gonorrea eshte nje infeksion seksualisht i transmetueshem. Shkaktohet nga nje bakter i quajtur Neisseira gonorrhoeae.

Si mund te marresh gonorrene?

  • Mund te marresh gonorrene kur kryen marredhenie seksuale me dike qe e ka infeksionin. Ky mund te jete seks vaginal, seks oral ose seks anal.
  • Infeksioni eshte me i zakonshem tek te rinjte, meshkujt qe bejne seks me meshkujt, personat te cilet i ndryshojne partneret seksuale shume shpesh dhe persona te cilet nuk perdorin prezervativ gjate seksit.
  • Edhe nese e ke kaluar gonorrene me pare, mund ta rimaresh serish ate.

Cilat jane simptomat e gonorrese?

  • Mbi 50% e femrave dhe 10% e meshkujve te cilet kane gonorrene nuk kane simptoma gjenitale kur jane te infektuar. Infeksioni ne rektum (zorren e trashe) dhe ne fyt zakonisht nuk shkakton simptoma fare.

Simptomat me te zakonshme tek femrat jane

  • Ndryshime ne ngjyre, ere ose sasi te sekrecioneve vaginale
  • Gjakrrjedhje ndermjet menstruaciove ose mestruacione me te shumta
  • Ndjesi djegieje gjate kalimit te urines
  • Mund te kete dhimbje ose diskomfort ne pjesen e poshtme te barkut

Simptomat me te zakonshme tek meshkujt jane

  • Djegie gjate kalimit te urines
  • Sekrecione nga fundi i penisit
  • Mund te kete dhimbje ose diskomfort ne testikuj

A kam nevoje per ndonje test?

  • Po, nevojitet material nga zona gjenitale per te vene diagnozen. Mund te perdoret edhe nje test urine. Mund te nevojitet material nga fyti dhe anusi.
  • Nese mendon se ke rene ne kontakt me gonorrene apo infeksione te tjera ose ke simptoma te cilat mund te jene te gonorrese duhet te vizitohesh tek mjeku specialist infeksionist, gjinekolog apo dermatolog.
  • Mjeku ose infermieri specialist do te marre material nga penisi ose cervixi (qafa e mitres) dhe do ta dergoje ate ne laborator ku do te testohet per bakterin qe shkakton gonorrene.
  • Nese ke gonorrene, duhet te testohesh edhe per infeksione te tjera seksualisht te transmetueshme si HIV, sifiliz,  Klamidia sepse mund te kesh me shume se nje infeksion ne te njejten kohe.

Cili eshte trajtimi i gonorrese?

  • Eshte e rendesishme qe te marresh trajtim per gonorre sa me shpejt te jete e mundur sepse infeksioni mund te jape komplikacione te renda nese lihet i patrajtuar.
  • Gonorrea trajtohet me nje nje doze te vetme antibiotikesh zakonisht ceftriaxon, cefixime ose spectinomycin. Antibiotiket merren ose tablet ose me injeksione.
  • Shumica do te marrin nje antibiotik te dyte ne te njejten kohe per klamidian pasi ky infeksion eshte shume i zakonshem ne personat me gonorre.

 

A duhet te bej seks nese kam gonorre?

  • Duhet te shmangesh cfaredo lloj kontakti seksual, edhe me prezervativ, derisa ti dhe partneri te keni perfunduar trajtimin dhe te mos keni me simptoma

Cilat jane komplikacionet e mundshme te gonorrese?

  • Gonorrea zakonisht nuk shkakton probleme afatgjata nese trajtohet shpejt. Megjithate pa trajtim gonorrea mund te perhapet ne pjese te tjera te trupit dhe mund te shkaktoje probleme serioze.
  • Femrat mund te zhvillojne semundjen inflamatore pelvike (SIP). Kjo mund te shkaktoje dhimbje te poshtme te barkut dhe pelvike. Gjithashtu mund te coje ne inferitilitet dhe shtatzani ektopike (barre qe ndodh jashte mitres). Meshkujt mund te zhvillojne infeksione te dhimbshme ne testikuj.
  • Ne raste te ralla kur gonorrea eshte lene e patrajtuar mund te perhapet permes gjakut dhe te shkaktoje infeksione ne pjese te tjera te trupit si lekura apo artikulacione.

Gonorrea dhe shtatzania

  • Nese je shtatzene, gonorrea mund te kaloje tek bebi gjate lindjes. Kjo mund te coje ne infeksione te syrit te bebit (konjunctivitis) qe mund te shkoje ne verbim ne rast se nuk trajtohet.

A duhet t’ja tregoj partnerit tim?

  • Nese ke gonorre, eshte thelbesore qe partneri aktual apo cdo partner qe ke patur ne te kaluaren, te testohet dhe trajtohet.
  • Kjo sherben qe ti mos te marresh infeksionin serish, gjithashtu qe partneret e tu te mos zhvillojne komplikacione.

Pikat kryesore

  • Gonorrea eshte nje infeksion seksualisht i transmetueshem.
  • Eshte lehtesisht e kalueshme nga nje person te tjetri gjate seksit duke perfshire seksin oral.
  • Shpesh nuk jep simptoma.
  • Trajtimi eshte i thjeshte.
  • Nese gonorrea nuk trajtohet mund te shkaktoje probleme shendetesore afatgjata.
  • Ti mund te mbrosh veten tende duke perdorur PERHERE prezervativ kur kyen marredhenie seksuale.