CELULITI, CFARE ESHTE DHE SI TRAJTOHET?

CELULITI, CFARE ESHTE DHE SI TRAJTOHET?

SHARE

Ju tmerron fjala “celulit” apo “lekura e portokallit” ne kofshet tuaja? Mos u trembni fare: nuk eshte gje tjeter vec indit dhjamor qe ndodhet ne lekure. Merr fryrje per shkak te shtyrjes qe i ben indi lidhor poshte tij.

Nuk shkakton asnje problem per shendetin, vec pamjes se shemtuar qe ka.

Cfare e shkakton celulitin? 

Te kesh celulit, nuk do te thote qe je mbipeshe. Celulitin e kane edhe njerezit e holle. Por nqs jeni mbipeshe, po u reduktua pesha, pakesohet edhe celuliti.

Eshte me i zakonshem mes grave se mes burrave dhe nqs e ka pasur mamaja apo halla jote, do ta kesh edhe ti, me shume gjasa.

Te tjere shkaktare jane:

  • dieta e keqe ushqimore
  • dietat e forta
  • metabolizmi i ulet
  • mungesa e aktivitetit fizik
  • ndryshimet hormonale
  • dehidrimi
  • masa e pergjithshme dhjamore
  • trashesia dhe ngjyra e lekures suaj

Celuliti duket me pak ne trupat me lekure te erret. Nqs ke lekure te bardhe, perdor vetexires (selftanning/autoabronzante), ne ditet e para te plazhit, me qellim qe te jete me pak i dukshem.

Ofrohen shume trajtime per celulitin edhe pse efikasiteti i tyre eshte i diskutueshem dhe i ndryshem ne paciente te ndryshem.

Kremerat anticelulite, gjenden ne farmaci dhe jashte tyre.

Liposuksioni apo thithja e dhjamit ne rruge kirurgjikale, permes shiringave.

Mesoterapia, e aplikuar dhe shpikur ne Europe. Perdorimi i komplekseve te vitaminave, e redukton celilitin, por ka shume efekte anesore, nder te cilat edhe konturimi i keq i dhjamit, e per pasoje edhe i lekures.

Trajtimet me balte dhe dysheke termike. Aplikohen ne qendra estetike dhe ne SPA.

Trajtimet me lazer, tashme jane te miratuara edhe nga FDA.