Ndryshe nga sa mendohet, konturimi i buzeve nuk eshte nje gje e re, eshte po aq e hershme sa dhe peneli i vendosur mbi sy. Por kur behet fjale per buze te plota, te buta e sensuale, nje nga femrat qe na vjen gjithmone ne mend eshte Merylin Monroe.
HAPI I PARE
Vijezoni buzet. Eksofoliojini me nje scrub qofte edhe te bere ne shtepi dhe perdorni nje laps buzesh me ngjyre te erret.
HAPI I DYTE
Krijoni nje baze me nje tjeter laps me pak te erret. Fokusohuni ne periferi te buzes dhe me levizje te lehta e te shkurtra shkoni drejt qendres.
HAPI I TRETE
Perzjeni ngjyrat. Perdorni nje Stick duke shkuar nga periferia drejt qendres, por me kujdes qe te mos erresoni qendren.
HAPI I KATERT
Me nje furce apo me mollezat e gishterinjve, vendosni shkelqyesin. Kujdes gjithmone qendren. Perqendrohuni aty duke shmangur periferine qe te ruhet konturi.
HAPI I PESTE
Zbusni me nje balsam siperfaqen e buzes, gjithmone duke shmangur periferine.