BALLOKUMJA TRADICIONALE

BALLOKUMJA TRADICIONALE

SHARE

Ëmbëlsira tradicionale e Elbasanit, Ballokumja, është simboli i ditës së verës.

Ne po ju sjellim një variant të recetës së përgatitjes së kësaj ëmbëlsire të shijshme.

Mënyra tradicionale e përgatitjes përfshin përdorimin e enëve prej bakri , si për pergatitjen e brumit, ashtu edhe për pjekjen, pasi kështu ato bëhen më të buta. Megjithatë mundet edhe të bëjmë përshtatje në përputhje me kushtet e shtëpive tona.

Raportet klasike të përbëresve janë:

1 kg Sheqer pluhur

500 g gjalp në temperaturën e ambjentit

1 kg miell misri të imët

8 vezë

Si fillim gjalpi tretet në një tenxhere dhe pastaj shtohet sheqeri pluhur. Ato përzjehen vazhdimisht derisa sa të krijohet një masë e njëtrajtshme.  Shtohen vezët një e nga një, ndërkohë që vazhdohet të përzjehet e gjithë masa. Në fund shtohet mielli i imët i misrit me ngadalë, deri sa brumi fillon të ngurtësohet.

Më pas brumi lejohet të rri në qetësi për 15-20 minuta.  Pritet në copa të vogla në formë kuleçësh ( forma klasike e Ballokumes), dhe vendosen të ndara me hapesirë të mjaftueshme që të mos ngjiten me njëra tjetrën, në furrë, e cila është ngrohur paraprakisht në 170°C.  Piqen për 30-40 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.

Dhe ja ku janë gati!

Shijojini por mos e teproni 🙂 !