6 HILE PER TE MOS PREKUR ME FYTYREN

6 HILE PER TE MOS PREKUR ME FYTYREN

SHARE

ME E LEHTE TA THUASH SE TA BESH

Qofte me vetedije apo jo, te tere ne e prekim fytyren… me teprice. Ne nje studim, eshte pare qe pjesemarresit e preknin fytyren mesatarisht 16 here ne ore ndersa mjeket 19 here ne vetem dy ore.

Por ja ku eshte problemi: te mos prekim fytyren, ose me sakte syte, gojen dhe hunden, te cilat jane porta hyrese e bakterive ne trupin tone, eshte tejet e nevojshme per te ndaluar shperndarjen e mikrobeve.

Dhe tani, ne kohet e turbullta te covid-19, ndersa ne te tere bejme pjesen tone per te ndaluar perhapjen e virusit, mbajtja e duarve tona larg fytyres eshte thelbesore, megjithese lodhese dhe ne dukje e pamundur. Per kete arsye, ne kemi permbedhur kete liste keshillash per se si te largosh duart nga fytyra njehere e mire.

FILLO DUKE PRAKTIKUAR HIGJIENE TE MIRE

Hapi i pare eshte te kesh higjiene te mire per te eliminuar bakteriet ne duar. Kjo nuk domethene te zhysesh duart ne dezifektant. Jo, larja e duarve, ne menyre te rregullt eshte nje opsion shume i mire dhe me miqesor per lekuren.

MOS VISH MASKE PO TE MOS NEVOJITET

Veshja e maskave shoqerohet patjeter me prekjen e fytyres- mendo sa here te eshte dashur ta rregullosh e ta pershtatesh. Pervecse po te te duhet absolutisht ta vendosesh, pra te kesh kolle dhe teshtima, me mire lija mjekeve.

SHMANG NGACMUESIT PSH QERPIKET FALLCO

Qerpiket fallco mund te behen shkak irritimi qe te con te prekesh dhe me shpesh fytyren. Lentet e syve kane nevoje te pershtaten dhe mund te te duhet ti lesh menjane ne favor te syzeve. Te njejten gje mund te themi per shume sende te tjera. Prandaj beji vetes pyetjen: ”A me ben ta prek fytyren?”. Nese po: Hidhe.

MBAJ FLOKET LARG FYTYRES

E njohim shume mire dhimbjen emocionale te fijeve te flokeve kur te ngacmojne fytyren dhe se si zgjidhja e cdokujt eshte ti heqim me inat. Per te shmangur prekjen e lekures, konsidero rripat e flokeve, llastiqet, kapeset ose nje shall i vendosur me stil.

TRAJTO PROBLEMET E LEKURES

Mos i anashkalo problemet e lekures. Nese ke ekzeme apo lekure te thate, perdor zbutes vetem pasi i ke lare duart me kujdes. Nese alergjite sezonale te shkaktojne acarime, sidomos ne zonen e hundes, kerko ndihmen e dermatologut.

KONSIDERO MEDITIMIN

Vetem 5 minuta relaksim dhe meditim dy here ne dite jane nje ndihme e madhe ne pakesimin e prekjes se fytyre qe e bejme pa ndergjegjie, si pasoje e stresit. Dhe ne keto kohe, stresi eshte pa dyshim problem.

Punoi: D. H.