SI DUHET TE JENE SEKRECIONET VAGINALE?

SI DUHET TE JENE SEKRECIONET VAGINALE?

SHARE

Sekrecionet Vaginale luajne nje rol te rendesishem mirembajtes per sistemin riprodhues. Lengjet e krijuara nga gjendrat brenda vagines dhe qafes se mitres, luajne nje rol te rendesishem ne sistemin riprodhues femeror. Nder te tjera largon edhe te gjitha bakteriet dhe qelizat e vdekura. Kjo e mban vaginen te paster dhe parandakon infeksionet.

Si duhet te jene sekrecionet vaginale?
Sasia e tyre mund te ndryshoje, sikurse edhe era dhe ngjyra, ne varesi te kohes se ciklit menstrual.

Ngjyra e tyre mund te jete nga transparente deri ne te bardhe si qumesht. Ndersa kur jeni ne ovulacion (dy jave para fillimit te ciklit e deri ne pak dite para ardhjes se menstruacioneve), ne laktacion apo te eksituara seksualisht, rrjedhja e sekrecioneve eshte me e madhe.

Era ndryshon nese jeni shtatzane ose kur neglizhohet higjiena personale.

Nese era, ngjyra apo konsistenca ndryshon, shoqeruar edhe me kruajtje apo djegie vaginale, atehere duhet te bien kembanat e alarmit!

Cfare i shkakton ndryshimet ne sekrecionet vaginale?

Cdo ndryshim ne balancen vaginale mund te sjelle ndryshim te sekrecioneve. Shkak per prishjen e balamces mund te jete: A

Perdorimi i Antibiotikeve apo steroideve.
Vaginozat bakteriale, me te shpeshta ne grate shtatzane apo ne femrat me shume partnere.
Kontraceptivet.
Kanceri i qafes se mitres
Chlamydia ose gonorrhea (Semundje Seksualisht te Transmetueshme)
Diabeti
Dushet vaginale, sapunet e forte aromatizues
Infeksionet pelvike pas kirurgjise
Pelvic inflammatory disease (PID)
Trichomoniasis, infeksion parazitar qe merret permes seksit te pambrojtur.
Atrofia Vaginale ne menopauze
Vaginiti, irritimi i vagines
Infeksionet mykotike.

Nese keni ndryshime ne sekrecionet vaginale duhet te shkoni tek mjeku, ndersa perkujdesja e perditshme per higjienen tuaj intime duhet te perfshije:

Larje te rregullt me sapun te bute dhe uje te ngrohte.
Shmangie te dusheve vaginale dhe sapuneve te forte.
Fshirje nga para mbrapa, per te parandaluar grumbullimin e bakterieve.
Veshja e mbathjeve 100% pambuk dhe shmangia e rrobave te ngushta.