MYKU I LEKURES PITYRIASIS VERSICOLOR

MYKU I LEKURES PITYRIASIS VERSICOLOR

SHARE

Eshte nje infeksion mykotik i lekures. Quhet ndryshe Tinea versicolor  dhe shkaktohet nga nje myk qe jeton normalisht ne lekuren tone. Mund te ndodhe per nje nga keto arsye:

  • Kur ke lekure te yndyrshme
  • Jeton ne klime te nxehte
  • Djersin shume
  • Ke renie te imunitetit

Mqs jeton normalisht ne lekuren tone, nuk eshte ngjites. Eshte me i perhapur ne te rinjte dhe ne adoleshentet.

Shenjat dhe simptomat 

Substancat acide qe clirohen nga myku, zbardhin lekuren ne vendet ku ai eshte i vendosur. Kjo ben qe lekura ne zonat me myk te kete ngjyre te ndryshme nga lekura normale.

  • Njollat mund te jene te bardha, roze apo kafe dhe me ngjyre ndryshe nga pjesa tjeter e lekures.
  • Nuk ngjyrosen nga dielli si pjesa tjeter e lekures.
  • Mund te shfaqen kudo ne lekure, por me shpesh shihen ne kraharor, shpine , qafe dhe krahe.

Zhduken ne dimer dhe perkeqesohen ne pranvere. Mund te jene te thata ne prekje dhe me lekure qe rripet.

Si diagnostikohet 

Nga dermatologu juaj thjesht me veshtrim te lire apo me Llampe Woodi.

Si trajtohet 

Ne varesi te situates mund te trajtohet me kremera, locione dhe shampo. Ne raste me rezistetnte mund te merret edhe mjekim nga goja.

Masat qe duhen marre nqs ke Tinea Versicolor 

Tinea versicolor tenton te shfaqet here pas here, pavaresisht mjekimit,  ndaj dhe per te duhen marre disa masa

 

    • Shmnagni perdorimin e produkteve vajore per lekuren .
    • Mos qendroni gjate ne diell. Mund ta perkeqesoje situaten.
    • Nese po ekspozoheni gjate ne diell, perdorni shampo antimykotike.
    • Perdorni kremera mbrojtes ndaj diellit. faktori duhet te jete 30 minimumi.
    • Mos vishni rroba te ngushta
    • Perdorni rroba pambuku me qellim qe te pakesoni djersitjen.