SI TI LEXOJME ETIKETAT E USHQIMEVE

SI TI LEXOJME ETIKETAT E USHQIMEVE

SHARE

Nqs shkruhet “natyrale” jo detyrimisht produkti eshte i shendetshem. Ne paketim duhet te shkruhet qe : “nuk ka ngjyrues te shtuar, erera artificiale apo perberes artificiale”. Po ashtu, quhen “naturale” kur nuk i jane nenshtruar perpunimit per nje kohe te gjate. Megjithate paketimi i tyre, mund te beje qe ne permbajtje te kete: kalori, sheqerna, kripera dhe karbohidrate. Ndaj kushtojini kohe blerjes se ushqimeve dhe lexoni mire etiketat.

Nqs shkruhet “light” do te thote qe ka 1/3 e kalorive ose 50% me pak yndyre krahasuar me versionin e zakonshem. Por ne disa raste keto tip ushqimesh mund te kene me shume kripe apo sheqer per te permiresuar shijen.

” Pula te rritura ne natyre” do te thote qe rriten ne ambient te hapur dhe jo prane ujit e ushqimit, qe do te thote jo ne ambiente te mbyllura si pularite.

Kur nje ushqim ka ne etikete: “vetem me fruta/drithera ” kjo nuk do te thote qe vertete eshte vetem me to, por mund te kete edhe perberes te tjere. Shikoni listen e perberesve dhe nqs nuk eshte fruti i pari ne liste me nje perqindje te caktuar, atehere pershkrimi ne reklamen e produktit nuk eshte i vertete.

Kur shkruhet “sugar free”, vertete produkti nuk ka sheqer. Por “low sugar” dhe “lightly sweetened” kjo nuk do te thote qe vertete sasia e sheqerit eshte e kontrolluar. Ushqimet organike jane ato qe jane krijuar rriten pa pesticide dhe pa fertilizues. Kafshet nuk jane rritur me hormone dhe me antibiotike.

Kur shkruhet “whole grains” apo “rich in whole grains” , kjo nuk do te thote qe vertete dritherat e plota jane perberesi kryesor i produktit.

“Low fat” do te thote 3 grame yndyre per racion.

“Low calories” do te thote 40 kalori per racion.

“Low cholesterol” do te thote 20mg apo me pak per racion